Më 17 Shkurt 2025, zhvilluam fokus grupin e dytë me gazetarë të njohur investigativë, ku prezantuam iniciativën “Ngritja e kapaciteteve për monitorim të qëndrueshëm të kontratave publike”, që mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës (Embassy of Netherlands in Albania) në kuadër të programit #MATRA dhe synon të krijojë një platformë të re ndërveprimi për aktorët e shoqërisë civile, e cila do të shërbejë si një qendër për zhvillimin e analizave, konsultimeve dhe advokimit në kuadër të përmirësimit të monitorimit të kontratave publike.
Gjatë takimit, gazetarët identifikuan sfida të rëndësishme që hasin gjatë punës së tyre investigative, përfshirë:
Vështirësi në aksesimin e informacionit zyrtar në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë;
Keqpërdorimin e Ligjit për të Drejtën e Informimit nga institucionet, duke vonuar kthimin e përgjigjeve zyrtare;
Mungesën e një udhëzuesi praktik për gazetarët e rinj që dëshirojnë të angazhohen në gazetarinë investigative.
Kjo nismë zbatohet nga CLE – Centre for Legal Empowerment, në partneritet me Albanian Research Institute, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës (Embassy of the Netherlands in Albania).
[English]
On February 17, 2025, we held the second focus group with renowned investigative journalists, where we introduced the initiative “Strengthening Capacities for Sustainable Monitoring of Public Contracts.” This initiative is supported by the Ministry of Foreign Affairs of the Netherlands (Embassy of Netherlands in Albania) under the #MATRA program and aims to create a new convening space that will serve as a hub for analysis, information, discussion, and advocacy for public contracts:
During the meeting, journalists identified key challenges they face in their investigative work, including:
Difficulties in accessing official information in a timely and efficient manner;
Misuse of the Right to Information Law by institutions to delay official responses;
Lack of a practical guide for young journalists aspiring to engage in investigative journalism.
This initiative is implemented by CLE—Centre for Legal Empowerment, in partnership with the Albanian Institute for Research and with the support of the Ministry of Foreign Affairs of the Netherlands (Embassy of the Netherlands in Albania).


