CLE – Centre for Legal Empowerment, në bashkëpunim me Albanian Institute for Research, organizuan fokus grupin e tretë. Këtë herë, pjesëmarrës ishin studentë nga Universiteti i Tiranës, Universiteti Epoka dhe Beder. Studentët ishin nga fushat e drejtësisë dhe gazetarisë dhe diskutuan mbi kontratat publike, duke ndarë njohuritë e tyre teorike dhe praktike në këtë fushë.
Nga takimi u arritën këto përfundime:
1. Njohuritë teorike që ata kanë marrë gjatë studimeve universitare nuk janë të mjaftueshme për të kuptuar plotësisht procesin dhe institucionet e përfshira në realizimin e një kontrate publike;
2. Burimet për informacion mbi këto kontrata janë të paqarta dhe të pamjaftueshme.
Ky takim u realizua në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve për monitorimin e qëndrueshëm të kontratave publike”, me mbështetje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës (Embassy of the Netherlands in Albania), në kuadër të programit #MATRA.
CLE – Centre for Legal Empowerment, in partnership with Albanian Institute for Research, organized the third focus group. This time, participants were students from the University of Tirana, Epoka University and Beder. The students were from the fields of law and journalism and discussed public contracts, sharing their theoretical and practical knowledge on the subject.
From the meeting, the following conclusions were reached:
1. The theoretical knowledge acquired at university is insufficient to fully understand the process and institutions involved in the implementation of a public contract;
2. The sources of information about these contracts are unclear and insufficient.
This initiative was organized within the project “Building capacities for sustainable monitoring of public contracts” supported by the Ministry of Foreign Affairs of the Netherlands (Embassy of the Netherlands in Albania) , under the #MATRA program.
#CentreforLegalEmpowerment#AIR#FocusGroup#PPP






