Projekti synon të forcojë aftësitë e gazetarëve të rinj, studentëve të gazetarisë dhe aktorëve të shoqërisë civile në fushën e verifikimit të informacionit, analizës së të dhënave publike dhe komunikimit të bazuar në fakte, me fokus të veçantë në narrativat ekonomike dhe Partneritetet Publike-Private (PPPs).
Fushata mediatike shërben si një hapësirë informative dhe edukative për publikun, duke ofruar materiale të verifikuara dhe të aksesueshme që ndihmojnë qytetarët të kuptojnë më mirë çështjet komplekse të financave publike dhe të identifikojnë dezinformimin ekonomik.
Artikujt Analitikë
Një komponent kyç i kësaj platforme fushate janë 5 artikuj analitikë, të përgatitur nga gazetarë të rinj të trajnuar në kuadër të projektit dhe të mentoruar nga Prof. Asoc. Dr. Erlis Çela, ekspert i fushës së komunikimit, medias dhe edukimit kundër dezinformimit.
Artikujt janë rezultat i një procesi trajnimi dhe mentorimi profesional dhe synojnë të sjellin analiza të bazuara në të dhëna zyrtare, transparencë dhe qartësi mbi PPP-të dhe shpenzimet publike.
Fushata mediatike shoqërohet gjithashtu me:
* 3 video shpjeguese, që thjeshtojnë temat ekonomike për publikun e gjerë
* 2 infografika vizuale, që paraqesin informacionin në mënyrë të kuptueshme dhe të shpërndashme
Mbështetja
Ky projekt realizohet me mbështetjen e SEE Check Network dhe financimin e Bashkimit Evropian, duke kontribuar në promovimin e transparencës, medias së përgjegjshme dhe dialogut të informuar publik në Shqipëri.
Ky projekt realizohet me mbështetjen e SEE Check Network dhe financimin e Bashkimit Evropian, duke kontribuar në promovimin e transparencës, medias së përgjegjshme dhe dialogut të informuar publik në Shqipëri.
Mund të lexoni artikujt
Media, të dhënat dhe përgjegjësia publike
Edukimi mediatik dhe informimi rreth temave ekonomik
Si ndërtohet një mit ekonomik në debatin publik shqiptar
Një vështrim analitik dhe kritik mbi kontratat publike në Shqipëri
Pse temat ekonomike janë terren i lehtë për dezinformim në media, rasti i PPP-ve
